Botë e Çuditshme Lifestyle

Temperaturat më të ulta të regjistruara ndonjëherë në ujërat e detit!

Sipas rekordeve botërore Guinness, temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë në ujin e detit ka arritur deri në -2,6ºC. Ajo u regjistrua në maj 2010, nën një akullnajë në Antarktidë. Rekordi Botëror Guinness shpjegon:

Uji ultra i ftohtë si ky formohet kur rritet akulli i detit. Uji i përdorur për të formuar akullin nuk mund të përmbajë kripë në matricën e tij dhe për këtë arsye uji i kripur zhytet gjithnjë e më shumë poshtë akullit në formim. Ndërsa grumbullohet në fund të gropave në shtratin e detit, uji i kripur bëhet gjithnjë e më i ftohtë, pasi kripa e pengon atë të shndërrohet në akull.

Ndërkaq, deti më i ftohtë në planet është Deti i Bardhë, i vendosur në veriperëndim të Rusisë, në një zonë shumë afër Finlandës. Sipas ‘Sea Temperature’, ky det arrin temperaturat minimale prej -1,2ºC dhe regjistron një mesatare prej 0,3ºC. Temperaturat maksimale të tij mezi i kalojnë 2,5ºC dhe sipërfaqja e tij shihet si i papërshtatshëm për not.

Detet e tjera që lagin Siberinë, si Barents, Kara, Láptev ose Deti Siberian Lindor, regjistrojnë temperatura minimale midis 0,3ºC dhe -0,4ºC. Në Evropë, një nga detet më të ftohtë është Balltiku, i cili lag brigjet e Finlandës, Suedisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Rusisë, Polonisë, Gjermanisë dhe Danimarkës. Ai arrin temperatura minimale 0,3ºC, maksimale 5ºC dhe mesatare 3,1ºC.

Rikujtojmë, se Yakutsk është një nga qytetet më të ftohta në botë. Qyteti më në veri i Rusisë, përballet këtë dimër me një acar të vërtetë, me temperatura që shkojnë deri në -50 gradë. Pritet që këtë javë, temperaturat të arrijnë në -52 gradë celsius, shoqëruar me erëra të akullta. Për qytetarët, kjo është normale sepse thonë që janë mësuar.