Celebrities Live From Tirana

Irma Libohova: “Veshjet janë një dashuri e madhe, unë humbas nëpër dyqane”

Si një person që gjithmonë është shfaqur e kuruar në ekran dhe me një pasion për modën, nuk mund të mungonte Irma Libohova sot në Live From Tirana teksa folëm për veshjet e përdorura.

Ajo tha se nuk ka rëndësi nëse një veshje është firmë apo jo, mjafton të bësh zgjedhjen e duhur duke veshur diçka që të shkon. Nëse ka diçka që Irmës i pëlqen më shumë se muzika dhe ushqimi, janë veshjet dhe sa herë del për të bërë ‘shopping’, humbet nëpër dyqane dhe e pranon këtë fakt pa kurrëfarë ndroje.

“Veshja është një dashuri kaq e madhe, është si ushqimi. Unë kur dal për të blerë humbas nëpër dyqane. I këshilloj vajzat që kur të dalin për të blerë të mos marrin meshkuj me vete sepse do t’i ngadalësojnë. Të dalësh për të blerë rroba është një kënaqësi që duhet shijuar vetëm.”