Celebrities Gossip Showbiz

“Iu ula sipër telefonit të Sazan Gurit”, historia e Kiarës do t’ju shkrijë së qeshuri!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme Kiara ka treguar një histori gazmore që i ka ndodhur, kur ka qenë pjesë e një kompeticioni me Sazan Guri, ku ky i fundit teksa ka qenë duke kërkuar telefonin e tij, Kiara padashje ka qenë ulur mbi telefon dhe kur e ka kuptuar nuk ka mundur dot t’ia thoshte.

Kiara: Kam kërcyer me Sazan Gurin…I humbi njëherë telefoni. Bënim prova dhe shkoja e merrja rrugës. Kishte një telefon të vogël dhe e kisha zënë unë, isha ulur sipër. Dil nga makina ai, kontrollo nëpër studio, mbas një ore se si u çova unë…

Luizi: Ti e more e hodhe poshtë

Kiara: Po, dhe i them shife shife ja ku është. Se më vinte turp t’i thosha që ta kisha zënë unë.

Kohëve të fundit debatet mes opinionistëve dhe banorëve të “BBV2” kanë qenë pak më të shumta. E ditën e sotme duke biseduar me banorët e tjerë në obor, Luizi është shprehur rreth rolit të Arbrit dhe Zhaklinës dhe vështirësive që ata hasin jashtë nga mbështetësit e banorëve dhe për ta nuk është një detyrë e lehtë.