Aktualitet Bota

Izraeli: Rezoluta në OKB për armëpushim e turpshme, nuk dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor

‘Fakti që rezoluta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor, është një turp’.

Kështu deklaroi ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilal Erdan.

‘Hamasi e filloi luftën, nga ky tekst duket se lufta filloi vetë, shtoi ai, Izraeli nuk e donte këtë luftë’.

Nga ana tjetër ai u shpreh e të gjithë vendet anëtare në Këshillin e Sigurimit duhet të kishin votuar kundër asaj ‘Rezolute rë turpshme’, pasi armë pushimi nuk kushtëzohet me lirimin e pengjeve.

Pas muajsh ngërçi, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më në fund ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për armëpushim në Gaza.

Rezoluta, që kërkon kërkon “armëpushim të menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit, mori 14 vota pro dhe dhe abstenimin e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara, aleate të Izraelit, më herët kishin vendosur veto ndaj rezolutave të prezantuara.

Rezoluta po ashtu kërkon “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve” si dhe heqjen “e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmës humanitare”.

Rezoluta është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë.

SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetësë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur se pavarësisht miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza, bombardimet nuk do të përfundojnë deri në lirimin e plotë të pengjeve izraelite.

“Izraeli nuk do të pushojë zjarrin. Ne do të shkatërrojmë Hamasin dhe do të vazhdojmë të luftojmë derisa pengjet e fundit të kthehen në shtëpi”,- shkruan Katz.