Bota

Izraeli vijon sulmet në Gaza, Organizata për Bashkëpunim Islamik, takim urgjent!

Pasi Kryeministri Izraelit Beniami Netanyahu paralajmëroi se sulmet e ushtrisë nuk do të ndalen kundër terrosristëve të Hamas-it dhe se fushata kundër tyre do të vazhdojë, Organizata për Bashkëpunimin Islamik zhvilloi një takim urgjent.

Organizmi i përbërë nga 57 vende anëtare, bëri thirrje t`i jepet fund menjëherë sulmeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, apel ky që nuk dihet sa do të dëgjohet prej shtetit hebre. Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, i kërkoi hapur bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyrje për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Gazës dhe të lejojë dërgimin e ndihmave.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë përgjegjësinë që i takon lidhur me këtë përshkallëzim të rrezikshëm që shkel çdo normë e çdo konventë. Të gjithë ne duhet të ndiejmë përgjegjësinë që të mos derdhet gjaku i pafajshmëve. Bëjmë thirrje për veprime urgjente me qëllim ndalimin e operacioneve ushtarake, dërgimin e ndihmave dhe trajtimin e të lënduarve”, tha Faisal bin Farhan, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite.

Që prej fillimit të luftimeve, 174 persona kanë humbur jetën në Gaza, përfshirë 47 fëmijë dhe 29, ndërsa në Izrael janë vrarë 10 vetë, ndër të cilët dy fëmijë.