Celebrities Gossip Music Showbiz

Ja çfarë po paralajmëron Semi Jaupaj me postimin e fundit!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Ka kaluar një muaj që kur Semi ka publikuar këngën e saj të fundit, e cila titullohet “Si unë”. E duket se tashmë ka ardhur koha që këngëtarja të sjellë një projekt të ri muzikor, e vetëm pak më parë na ka treguar se tashmë ka nisur nga puna për realizimin e saj. Semi ka postuar në Instastory një foto, ku duket duke regjistruar zërin në një studio muzikore dhe të gjithë jemi kurioz nëse edhe këtë herëdo të jetë një baladë.

Ditën e djeshme një person shumë i veçantë për Semin feston ditëlindjen dhe është mamaja e saj. Këtë na e ka treguar vetë Semi me anë të një postimi në Instastory, ku ka postuar një buqetë me lule dhe ka shkruar fjalët më të bukura dedikuar mamasë së saj.

Ka disa kohë që Semi është shprehur se i mungonin flokët e saj të gjata dhe se ndihej e penduar që bëri ndyshimin në ‘look-un’ e saj, duke i prerë ato të shkurtra. E duket se bukuroshja ka vazhduar të ketë po të njëjtat mendime e së fundmi me anë të një postimi në Instastory na ka treguar se ka rikthyer flokët e saj të gjata dhe duket shumë e lumtur.