Celebrities Film & Tv Showbiz

Ja se me kë shoqërohej Dakota Johnson në festën e premierës së “The Lost Daughter”…

Aktorja dhe modelja e njohur amerikane Dakota Johnson, dukej sensacionale teksa ishte e shoqëruar me aktorin Paul Mescal pas premierës së filmit të tyre në “New York Film Festival” këtë të mërkurë. Ylli i “Fifty Shades Of Grey”, u shfaq e veshur me një korse që i theksonte më së miri belin e saj të hollë, pantallona lëkurë në ngjyrë të zezë dhe xhaketë në po të njëjtën ngjyrë. Gjithashtu, kishte veshur një palë taka të zeza që e tregonin mjaft elegante. Pamjen e saj e kishte plotësuar me aksesorë si varëse dhe unaza argjendi. Ajo dukej shumë e lumtur teksa pozonte pranë aktorit 25-vjeçar Paul Mescal.

 

Aktori irlandez u shfaq i buzëqeshur ndërsa përqafonte yllin e Hollywood-it, me të cilën kishte krijuar miqësi gjatë xhirimit të filmit. Paul kishte vendosur të vishte këmishë në ngjyrë të bardhë, xhaketë në ngjyrë të zezë, pantallona në po të njëjtën ngjyrë dhe gjithashtu këpucë të zeza.

Ai u fotografua me mikun e tij më të mirë Josh O’Connor, yllin e serialit “The Crown”. Aktori luajti Princin Charles në hitin e Netflix “The Crown” së bashku me aktoren Olivia Colman si nëna e tij Mbretëresha Elizabeth II.

Shkrimtarja dhe regjisorja e filmit Maggie Gyllenhaal gjithashtu po festonte premierën, së bashku me vëllain e saj aktor Jake. “The Lost Daughter” është një dramë psikologjike e shkruar dhe e drejtuar nga Gyllenhaal dhe e bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Elena Ferrante. Filmi pati premierën e tij botërore në “Festivalin e 78-të Ndërkombëtar të Filmit” në Venecia në datën 3 Shtator, ku Gyllenhaal fitoi çmimin për “Skenarin më të Mirë”.

Rikujtojmë se, Dakota Johnson guxoi të “zhvishej” në tapetin e kuq për Festivalin e Filmit në Venecia për premierën e “The Lost Daughter”. Dakota dukej e përsosur me fustanin e mrekullueshëm të Gucci. Ana e argjendtë e zinxhirit mbështillej poshtë dhe rreth supeve të saj, ndërsa zbukurimet ndriçonin çdo centimetër të sajin. Ajo e përfundoi pamjen e saj me një palë taka në ngjyrë ari dhe askush nuk mund t’ia hiqte sytë.