Botë e Çuditshme

Janë pikturuar 300 vite para zbulimit?! Një gjetje e e rëndësishme për dinozaurët!

Një gjetje e rëndësishme është bërë në një pikturë të krijuar në vitin 1562 nga artisti flamand Pieter Bruegel Plaku dhe i ruajtur në Muzeun Kunsthistorisches në Vjenë. Sipas disave, në këtë vepër artisti nuk ka futur tjetër veç disa dinozaurëve ekzistenca e të cilëve, në realitet, u zbulua në shekullin e 19-të. Piktura shfaq një ngjarje të përshkruar në një pasazh nga Bibla.

Bëhet fjalë për vetëvrasjen e mbretit Saul në malin Gilboa pas disfatës me filistinët. Skena përfaqësohet me shumë detaje, duke përfshirë disa ushtarë dhe sipas disa postimeve, pas kurrizit të tyre, do të ishin brachiosaurus. Në fakt, kafshët në fjalë janë me siguri deve (kafshë të përmendura në pasazhin biblik në fjalë) vetëm se, thjesht, cilësia e tyre lë për të dëshiruar, sepse kushdo që i ka pikturuar nuk ka pasur disponueshmërinë e një modeli “pozues” për t’u frymëzuar. E njëjta gjë ndodhi me luanët e pranishëm në shumë piktura mesjetare evropiane.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga shpërthimi i vullkaneve të shumta rreth 65 milionë vjet më parë janë shkaku kryesor i zhdukjes së dinozaurëve nga faqja e dheut, kjo sipas shkencëtarëve nga Universiteti McGill në Montreal. Duke studiuar shkëmbinjtë dhe depozitat e gurëve të vendeve vullkanike në Indi, Britaninë e Madhe dhe Suedi, si dhe testet laboratorike, shkencëtarët kanë arritur në njohurinë se 200,000 vjet para zhdukjes së dinozaurëve, shpërthimet lëshuan sasi të mëdha squfuri dhe fluori në planet.