Magazine Showbiz

“Janë si COVID-19”, për kë e kishte Dakota Johnson këtë deklaratë?!

Ndërsa karriera e Dakota Johnson si aktore, producente dhe regjisore ka marrë hov vitet e fundit, paparacët e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë për 32-vjeçaren që të bëjë një jetë private. Në një intervistë me “The Hollywood Reporter”, Johnson shprehu zhgënjimin me vëmendjen e pandërprerë që merr nga fotografët, duke i krahasuar ato me “mikrobet e padukshme” dhe COVID-19. Situata, shpjegoi ajo, është përkeqësuar gradualisht që kur ajo filloi të takohej me vokalistin e Coldplay, Chris Martin në 2017.

Ata janë si parazitë. Janë mikrobe të padukshme. Janë si COVID, të tmerrshëm dhe vdekjeprurës. Ata fshihen në makina. Nëse do ta keni atë punë, të paktën ta bëni me pak integritet. Dilni nga makina juaj dhe bëni një foto.

Johnson e përshkroi ndjesinë e të mos diturit kurrë se kur dhe ku po fotografohet si “të frikshme” dhe “të sëmurë”. Dhe megjithëse disa njerëz mund të kenë mendimin se ajo e dinte për vëmendjen që do të kishte kur zgjodhi të ndjekë një karrierë në botën e showbiz-it, ajo nuk pajtohet plotësisht.

Është njësoj si të thonë ti e zgjodhe këtë karrierë, merru me të. Por jo, askush nuk duhet të merret me këtë. Për fat, kam gjetur mënyra për t’i shmangur ato. Por me të vërtetë duhet shumë për të pasur një jetë private. 

Duke pasur prindërit e famshëm, Melanie Griffith dhe Don Johnson, Dakota ka qenë gjithmonë në sy të publikut.

Kur isha duke u rritur, rrjetet sociale nuk ekzistonin dhe atëherë mësova për famën. Prindërit e mi ishin njerëz të famshëm, por ishte një version vërtet i ndryshëm i famës në atë kohë. Ishte shumë fizik. Ishte shumë i zhurmshëm. Për mua është shumë më e rëndësishme të mbroj privatësinë dhe jetën time personale sesa të tregtoj veten time. Unë e vlerësoj jetën time. Gjithashtu i vlerësoj vërtet marrëdhëniet e mia dhe i respektoj ato. Nuk kam nevojë të dal në pah në internet.