Botë e Çuditshme Food & Drink

Japoni, dy pjepra të famshëm ”Yubari” shiten për këtë çmim!

Dy pjepra të famshëm ”Yubari” të Japonisë u shitën për 3 milionë jen (23,605 dollarë) në një ankand të hapjes së sezonit në qytetin verior të Sapporo. ‘NHK World’ njoftoi se:

Çmimi më i lartë i vitit të kaluar u tejkalua me 10%.

Pjeprat ishin korrur një ditë më parë. Pjeprat Yubari rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër të Hokkaido. Vjelja fillon në maj dhe zgjat deri në gusht. Në tregtinë normale, një pjepër i tillë kushton “vetëm” disa mijëra jen, që megjithatë është ende një çmim i lartë. Në ankandin tradicional të këtij viti, rreth 2,720 pjepër Yubari thuhet se dolën nën çekiç.

Tre vjet më parë, dy nga pjeprat arritën një çmim rekord prej 5 milionë jenësh. Rikujtojmë, se Dr.Michael ka sugjeruar që ne duhet të shmangim ngrënien e pjeprit dhe ananasit, pasi ato gjithashtu përmbajnë shumë sheqer. Në vend të kësaj, është më mirë të zgjidhni fruta me më pak sheqer, si manaferrat.

Risjellim në vëmendje se dy mango nga prefektura Miyazaki në Japoninë jugperëndimore u blenë për 500,000 jen në ankandin e parë të vitit, gati 3,990 €. Shuma është dy herë e gjysmë më e lartë se shuma e paguar në 2021, duke barazuar rekordin e vendosur në vitin 2019. Dy frutat e kategorisë premium quhen “Taiyo no Tamago” (“Vezët e diellit”). Sipas Federatës lokale të Fermerëve, sezoni i korrjes për mangot premium pritet të arrijë kulmin nga fundi i prillit dhe fillimi i qershorit.