Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Garner ngre dyshimin tek fansat e saj se mund të jetë fejuar!

Pak pasi aktorja e njohur Jennifer Garner u pa së bashku me ish-bashkëshortin e saj Ben Affleck dhe partneren e tij të re, Jennifer Lopez për festën e Halloween-it, tashmë ajo ka ndezur thashethemet se mund të jetë fejuar. Garner, gjatë një bidede me Judy Greer në Instagram, është parë me një unazë të madhe diamanti në dorën e saj.

Fansat e saj nuk e kanë lënë këtë detaj pa komentuar se aktorja mund të jetë fejuar me partnerin e saj John Miller. Garner është në një marrëdhënie me biznesmenin amerikan që nga viti 2018. Kjo ishte lidhja e saj e parë që nga finalizimi i divorcit me ish-bashkëshortin Ben Affleck, me të cilin ka tre fëmijë Violet, 15 vjeçe, Seraphina, 12 vjeçe dhe Samuel, 9 vjeç.

Ndryshe nga partnerët e kaluar të Garner, Miller vjen nga bota e biznesit. Ai është CEO i kompanisë “Holding CaliGroup”. Muajin e kaluar një burim i brendshëm tha për “Us Weekly” se:

Jen dhe John kanë një lidhje serioze. Ata janë plotësisht të vendosur për një të ardhme afatgjatë së bashku. Ata kanë marrë kohën e tyre për ta realizuar këtë gjë.

Vitin e kaluar, çifti bëri një pauzë në marrëdhënien e tyre për t’u ribashkuar sërish në maj të këtij viti. Në shkurt të vitit 2020, disa muaj pas ndarjes së çiftit, një burim për mediat e huaja tha se Garner dhe Miller po e përballojnë mjaft mirë situatën dhe nuk kanë një marrëdhënie të keqe. Madje ky burim tregoi se fokusi kryesor i Garner janë pikërisht tre fëmijët e saj.

Ai e respekton si ajo e zbaton rolin e nënës dhe i vendos fëmijët në vend të parë gjithnjë. Ajo është e zënë me punën dhe fëmijët. Nuk ka shumë kohë për një lidhje serioze intensive. Kjo është për momentin. Por nëse ajo mund të shohë John dhe të ketë kohë për të, ajo do të ishte shumë e lumtur. Ai e bën atë të lumtur dhe koha e shpenzuar me të është gjithnjë kualitative.