Showbiz

Jennifer Hudson në rolin e Aretha Franklin në filmin e ri për nder të yllit të muzikës

Fituesja e çmimit “Oscar”, Jennifer Hudson është fotografuar gjatë xhirimeve të filmit më të ri në Manhattan, New York.

38-vjeçarja ka ndërmarrë rolin e këngëtares së ndjerë të muzikës soul, Aretha Franklin si homazh për këtë të fundit e cila ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare nga kanceri i pankreasit.

Hudson është fotografuar duke veshur një pallto të vitit 1966 të ngjashme me atë të mbretëreshës së muzikës soul.

“Është një punë shumë e madhe, të jem e sinqertë ndihem e tmerruar. Por, jamë njëkohësisht e emocionuar, është një nder i madh ta bësh këtë gjë” ,-tha ajo në një intervistë për “LIVE with Kelly and Ryan”.