Celebrities Health & Beauty

Jessica Alba ndan me të gjithë sekretin e saj të bukurisë…

Aktorja dhe sipërmarrësja e njohur amerikane, Jessica Alba së fundmi ka ndarë me të gjithë publikun sekretin e saj të  bukurisë dhe rutinën e saj të përkujdesjes ndaj lëkurës. Të gjithë jemi kuriozë të mësojmë sekretin sesi Jessica është gjithmonë kaq e bukur. “E!News” intervistoi aktoren, ku ajo rrëfeu mbi kujdesin e saj ndaj lëkurës dhe produktet e saj të preferuara.

Produktet që ajo përdor janë nga linja e vetë Jessica-s. Ajo na tregoi se për çdo stinë përdor produkte të ndryshme. Aktorja krijon produkte të reja përmes markës së saj “Honesty Beauty” për t’ju përshtatur ndryshimit të motit, të cilat janë produkte të certefikuara, tepër efektive dhe me çmime ekonomike. “E!News” mësoi për rutinën e saj të kujdesit ndaj lëkurës në stinën e vjeshtës, ku Jessica tregoi disa këshilla dhe truke për të përfituar sa më shumë nga produktet e linjës së saj. Ajo na njeh me disa nga produktet e saj si kremi hidratues i cili është i lehtë në fytyrë. Jessica tha se:

Unë kam lëkurë të ndjeshme dhe ky hidratues e mban atë të qetë. Madje është marrë miratim nga Shoqata Kombëtare e Ekzemës.

Kremi “Hydrogel” është shumë hidratues, nuk ndihet i rëndë në fytyrë dhe fytyra nuk bëhet e yndyrshme dhe e le lëkurën e lëmuar. Maska “Prime + Perfect” është një maskë hidratuese që shërben gjithashtu si një primer përpara aplikimit të make up-it. Ky produkt është efektiv për të gjitha llojet e lëkurës. Nëse lëkura juaj dëshiron hidratim në mëngjes, kjo është ajo që ju nevojitet në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Ndërsa produkti i fundit i “Honesty Beauty” është “Honestly Bright Eyes Tinted Eye Cream” kremi i syve, i cili largon rrathët e zinj, i jep shkëlqim fytyrës dhe i jep hidratim zonës poshtë syve.

Gjatë intervistës, aktorja u shpreh se:

Hidratimi është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për rutinën time të kujdesit ndaj lëkurës. Për mua, është çelësi jo vetëm kur ndryshohen stinët, por fytyra duhet të jetë e hidratuar gjatë gjithë kohës. Në vjeshtë, lëkura ime ka tendencë të jetë më e thatë, kështu që më pëlqen të përdor “The Daily Calm Lightweight Moisturizer” si bazë dhe më pas të shtroj kremin “Hydrogel”. Kremi “Hydrogel” është i preferuari im dhe përbërës kryesor ka ujin. Është e përshatshme për të gjitha llojet e lëkurës përfshirë fytyra të yndyrshme, të thata dhe të ndjeshme dhe është perfekte për njerëzit që duan të hidratohen, por nuk u pëlqejnë hidratuesit e rëndë dhe vajorë.

Ndërsa për maskën “Prime + Perfect” ajo tha se:

Më pëlqen ta mendoj këtë maskë si një smoothie për fytyrën time. Sa herë që kam kohë në mëngjes, bëj maskën e fytyrës. Maska “Prime + Perfect” është e mbushur me antioksidantë si vitamina E dhe shumë fruta për të ushqyer lëkurën dhe gjalpë shea për ta hidratuar. Falë ekstraktit të rrushit të zi që përmban, pas 10-20 minutash, e lë lëkurën time të lëmuar dhe më të freskët.

 

Jessica flet edhe për mënyrën sesi i përdor këto produkte:

Ka të bëjë shumë mënyra se si ju i përdorni këto produkte. Kështu që kur zgjohem, vendos maskën “Prime + Perfect” në fytyrë ndërsa laj dhëmbët. Teksa pi kafen time dhe ju përgatis fëmijëve mëngjesin, është koha që ata të hanë, ndërsa unë shpërlaj maskën dhe aplikoj serumet dhe hidratantët e mi. Si një nënë e zënë me shumë detyra, nëse nuk kam kohë të mjaftueshme për të bërë një rutinë të plotë, përdor vetëm kremin për rrathët e zinj të syve, përpara se të dal.

Rikujtojmë se, Jessica Alba ka folur së fundmi për rrugëtimin e kompanisë së saj miliarda dollarëshe, “The Honest Company”. Tashmë një sipërmarrëse, Alba në një intervistë për revistën “People” tregoi se ajo e dinte që në fillim që kompania e saj do ta arrinte këtë sukses që ka tani. Një vështrim i fillimeve të biznesit erdhi pasi kompania “The Honest Company” doli në treg në muajin me vlerë prej 1.44 miliard dollarësh. Sipas, Albës, ajo ishte fillimisht e sigurt në “The Honest Company” sa që iu desh të ulte vizionin e saj ndërsa përpiqej që ta financonte atë.