Celebrities Music Showbiz

Jeta në SHBA dhe malli për atdheun, rrëfehet Vedat Ademi: “Nuk ishte e lehtë të lije gjithçka…”

Këngëtari i njohur, Vedat Ademi, në një lidhje me “Skype” në emisionin “S’e Luan Topi”, nga Nju Jork foli për jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, planet për t’u rikthyer në Shqipëri dhe projektet e reja. Vedati shprehet se ishte i vështirë vendimi për t’u larguar nga Tirana, pas një karrierë të gjatë muzikore të krijuar në Shqipëri.

Unë kam lindur në Mitrovicë, por shtëpia ime e dytë është Tirana, kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime, për momentin jemi këtej, dashtë Zoti që në të ardhmen të kthehemi dhe të nisim jetën prapë andej. U bë kohë që kam marrë pasaportën amerikane, fillojnë dhe vështirësohen pak gjërat me fëmijët, djali i madh ka filluar aktivitete të ndryshme, merret me sport, shkolla, impenjimet këtej, bëhet pak më e vështirë. Investimi ishte goxha i madh në karrierë, në muzikë, nuk ishte e lehtë të lije gjithçka. Jam rikthyer pak në ujërat e muzikës, unë jam aty ku më fle shpirti, dua të vazhdoj të bëj muzikë që e ndjej për veten time.