Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm e Ledri Vulës, Sara Hoxha është fanse e zjarrtë e ….

Besojmë se të gjithë jeni në dijeni për një nga miqësitë më të ngushta të showbiz-it, atë të Sara Hoxhës dhe Dhurata Dorës. Dy bukuroshet nuk i kursejnë aspak postimet dhe dedikimet në rrjete sociale për një-tjetrën që na vërtetojnë çdo ditë e më shumë afrimitetin që dyshja ka.

Dihet se Sara është fansja më e zjarrtë e partnerit të saj të zemrës, artistit Ledri Vula, por ama jo vetëm e tij. Sara është suportuesja më e madhe edhe e mikeshës së saj, Dhuratës dhe këtë e tregon shpesh edhe në rrjete sociale ashtu si edhe ditën e sotme. Sara ka postuar në Instagram një video teksa shfaqet e veshur  me një bluze me foton e Dhuratës dhe shkruan:

Mbretëresha Dhurata Dora

Përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Partnerja e tij Sara nuk i kursen postimet me reperin, e së fundmi ka treguar një incident që ka ndodhur teksa ishin në makinë, ku mesa duket mund të kenë tejkaluar shpejtësinë duke i kapur radari dhe kështu i ka ndaluar policia. Momentin kur Ledri është jashtë makine duke folur me policët, bukuroshja e ka filmuar.