Showbiz

Jonas Blue gati për albumin e ri, zbulon bashkëpunimin me Era Istrefin

Jonas Blue mori një famë të jashtëzakonshme dy vite më parë me hitin “Perfect Strangers” si edhe “Mama” pjesë e klipit të të cilit ishte edhe modelja shqiptare Oriola Marashi.

Së fundmi Dj me famë botërore ka prezantuar albumin më të ri të titulluar “Blue” ku ka theksuar se do të ketë bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm që ta bëjë atë edhe më të veçantë.

Në listën e projekteve muzikore të këtij albumi të publikuar në Amazon, vërehet se artisti ka edhe një bashkëpunim me këngëtaren shumë të dashur për publikun shqiptar, tashmë edhe ndërkombëtare, Era Istrefi.

Kjo prurje quhet “Purpose” por Jonas Blue ende nuk ka dhënë detaje rreth tij madje momentalisht edhe Era ka vendosur ta mbajë surprizë.