Auto & Moto

Ju ka marrë malli për Defender?! Njihuni me Munro Mark 1!

Nëse ju ka marrë malli për një “Classic Defender”, njihuni me versionin e ri tërësisht elektrik të quajtur Munro Mark 1.

Ky është emri i ri i Land Rover Defender 4×4 i stilit të vjetër, që programi skocez ”All Terrain All Electric” e prezantoi duke treguar imazhet e para dixhitale.

Fuoristrada e re pritet të plotësojë kërkesat e përdoruesve të interesuar vetëm në automjete për terrene të vështira, të thjeshta për t’u menaxhuar dhe lehtësi edhe në kushtet më ekstreme.

Munro Mark 1 është një automjet tërësisht elektrik, me një bateri 52 kwh dhe motor me 212 kuaj fuqi, i cili në kushte normale arrin një shpejtësi prej 240 km/h.

Ross Anderson, bashkëthemelues i ATAE tha: “Ne kemi përdorur komponentë sa më thjeshtë dhe jo të kushtueshëm për të minimizuar koston e prodhimit dhe për t’u siguruar pronarëve një mjet që mund ta mirëmbajnë pa kosto të larta. Shpresojmë që automjetet tona të zgjasin më gjatë, duke i bërë ato më “miqësore” me mjedisin, sesa shumica e automjeteve të tjera me karburant në treg.