Food & Drink Lifestyle

Ju prezantojmë me lokalin më të mirë në botë për vitin 2021!

Lista vjetore e “50 bareve më të mira në botë” ka qenë një ‘betejë’ e madhe mes New-York-ut dhe Londrës. Por për vitin 2021, Londra mban dy vendet e para, ndërsa New-Yorku ka vetëm dy bare në 30-shen më të mirë. Ceremonia e këtij viti u organizua në Roundhouse të Londrës dhe të ftuarit që vinin nga jashtë iu nënshtruan disa testeve PCR të minutës së fundit dhe u vetëizoluan përpara se të merrnin pjesë.

“Connaught Bar” i Londrës mori kurorën për të dytin vit radhazi, si bari më i mirë në botë. Ekipi drejtues i Connaught kanë përsosur formulën e tyre fituese të pijeve dhe shërbimit vazhdimisht me cilësi të lartë në një mjedis elegant. Specialiteti i barit është karroca e tij Martini, ku banakierët ofrojnë një përvojë të personalizuar pijesh për mysafirët.

“Tayer + Elementary” i Alex Kratena-s, në Old Street të Londrës, u ngjit në vendin e dytë.

Spanja kryesoi listën në Evropë me katër bare ne listë, duke përfshirë “Paradiso” të Barcelonës dhe “Two Schmucks” në numrin 3 dhe 11 respektivisht. “Salmon Guru” në Madrid ishte në vendin e 24-të dhe fitoi çmimin ‘Michter’s Art of Hospitality’.

Akademia e 50 bareve më të mirë në botë përbëhet nga ekspertë të industrisë së bareve nga e gjithë bota. Periudha e votimit u zhvillua midis marsit 2020 dhe shtatorit 2021.

Më poshtë ju njohim me 10 baret më të mira në botë për vitin 2021:

1. Connaught Bar (Londër)

2. Tayer + Elementary (Londër)

3. Paradiso (Barcelonë)

4. The Clumsies (Athinë)

5. Florería Atlántico (Buenos Aires) Bari më i mirë në Amerikën e Jugut.

6. Licorería Limantour (Meksiko) Bari më i mirë në Amerikën e Veriut.

7. Coa (Hong Kong) Bari më i mirë në Azi.

8. El Copitas (St. Petersburg)

9. Jigger & Pony (Singapor)

10. Katana Kitten (New-York)

Rikujtojmë, se pas një viti skepticizmi, renditja e restoranteve më me ndikim në botë u rikthye dhe ne kemi zbuluar emrat e restoranteve më të mirë të botës. Në vitin 2020 çmimi u anashkalua për shkak të pandemisë, por në vitin 2021 restorantet ju kthyen normalitetit dhe restoranti “Noma” i shqiptarit Renè Rexhepi është shpallur si restoranti më i mirë në botë për herë të pestë. Restoranti i Rexhepit ka qenë standardi i kuzhinës së re nordike për një dekadë dhe lindja e një lëvizjeje që ka ndikuar në të gjithë restorantet në botë.