Auto & Moto Botë e Çuditshme

Ju prezantojmë me modelin Volvo V70 e ndërtuar e gjitha me tulla Lego!

David Gustafsson nga Suedia ka realizuar krijimin e një Volvo V70 me 350 mijë “tulla” Lego. Sipas Volvo, ky krijim ka qenë në progres për më shumë se një vit. Padyshim nuk është e gjithë makina e përbërë nga tullat. Ka një kornizë metalike poshtë, së bashku me rrotat normale. Por, çdo gjë tjetër vjen direkt nga bota e Legos, duke përfshirë edhe sediljet dhe timonin.

Me dyer që hapen dhe drita që ndizen, duket pothuajse si një makinë e vërtetë. Pamjen e saj reale e fuqizon edhe pasqyra elektrike, ndërruesi i shpejtësive dhe motori elektrik. V70 është shfaqur së fundmi në Ecar Expo në Gothenburg, ku njerëzit kanë pasur mundësi të shohin procesin e montimit të saj.

CEO i Volvo, Jim Rowan ka thënë së fundmi se kërkesa për modele të reja elektrike do të vazhdojë të rritet. Volvo ishte një nga prodhuesit e parë të makinave që u angazhua për t’u bërë “plotësisht elektrike” deri në vitin 2030 dhe me atë rast drejtori teknik i markës tha se nuk ka të ardhme afatgjate për automjetet me motorë SUS. Volvo pret, siç thanë ata, një rritje dyshifrore të shitjeve këtë vit dhe në një intervistë për Automotive News, Rovan zbuloi se ai mendon se EX30 i ri do të ketë një pjesë të mirë të shitjeve vitin e ardhshëm.