Bota Botë e Çuditshme

Ju prezantojmë qytetin e parë gjerman që lejon burrat dhe gratë të lahen nudo në pishina!

Göttingen do të bëhet qyteti i parë në Gjermani që do t’i lejojë burrat dhe gratë të lahen topless (nudo) në pishinat publike, të brendshme dhe të jashtme. Këshilli i qytetit njoftoi së fundmi se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 maji deri në fund të gushtit. Lëvizja është vlerësuar si një hap drejt barazisë gjinore, ku të gjitha gjinitë do të mund të përdorin objektet rekreative të qytetit.

Këshilli i qytetit të Göttingen-it lejon notin ‘topless’ vetëm në fundjavë për shkak të mësimeve të notit në shkollë gjatë ditëve të javës. Gjermania ka një lëvizje popullore nudiste të njohur si ‘FKK’ (Frei-Koerper-Kultur) ose kulturë e trupit të lirë dhe shumica e saunave janë të përziera dhe kërkojnë që klientët të zhvishen për arsye higjienike.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Banorët e një blloku banimi në Londër kanë kërkuar së fundmi që pishina e parë transparente në botë të mbyllet gjatë dimrit për shkak të kostove të mëdha të energjisë elektrike për ngrohjen e ujit. Pishina, e cila u hap në muajin maj, mund të përdoret vetëm nga banorët apo të ftuarit e tyre. Ata janë shprehur se ngrohja e ujit të pishinës gjatë gjithë dimrit ka një kosto prej 164 mijë paundësh.