Celebrities Gossip Showbiz

Julia Roberts befason me këtë look për fushatën e “Lancôme”!

Julia Roberts është një artiste me kuptimin e plotë të fjalës. Një aktore shumë e talentuar dhe një grua e fortë që e ka shfaqur këtë herë pas here. Një femër e dashuruar dhe një nënë shumë e përkushtuar, duket se Julia ndër të tjera, është edhe një grua shumë e bukur.

53-vjeçarja Julia Roberts, shfaq këmbët e saj të jashtëzakonshme në një fustan mahnitës të veshur me çizme shumë në modë teksa kërcen nëpër Paris për të xhiruar fushatën e re të “Lancôme”. Julia dukej e mahnitshme kur doli në rrugët e Parisit.

Aktorja e “Pretty Woman”, dukej befasuese në një fustan të zi të shoqëruar me çizme deri te kyçi i këmbës. Flokët e saj bjondë ishin të ngatërruar në kaçurrela të përsosura që binin nga një ndarje qendrore, ndërsa make up-i i saj ishte aplikuar në mënyrë perfekte për të theksuar tiparet e saj të bukura.

Kthimi i saj në punë vjen pasi Julia dhe burri i saj prej 19 vitesh, kinematografi Daniel Moder, shijuan një udhëtim luksoz me jaht në Positano me tre fëmijët e tyre, binjakët 16-vjeçarë Hazel dhe Phinnaeus dhe djalin 14-vjeçar Henry.

Julia na befasoi edhe këtë herë me look-un e saj. Padiskutim, edhe pse është në botën e artit prej shumë vitesh, ajo vazhdon të pëlqehet edhe ndiqet edhe sot nga të rinjtë.