Celebrities Gossip Showbiz

Julia Roberts zgjedh pushime verore këtë Krishtlindje!

Julia Roberts është në Australi që nga tetori për të filmuar filmin e saj të ri “Ticket to Paradise” me George Clooney. Por aktorja hollivudiane mori një pushim nga xhirimet gjatë periudhës së festave për të kaluar ditën e Krishtlindjeve me familjen e saj në Sydney të premten.

Julia shijoi Krishtlindjet teksa po kalonte në një plazh me diell me rroba banje rozë me bashkëshortin Danny Moder dhe tre fëmijët e tyre. Ylli i “Pretty Woman” dukej e tonifikuar dhe e nxirë teksa doli nga deti pas një noti. Para se të zhytej në ujë, Julia eci krah për krah përgjatë bregut ranor me Danny.

Ajo kishte një mbulesë blu dhe aksesore me syze dielli të errëta dhe një kapele shumëngjyrëshe. Ndërkohë, binjakët 17-vjeçarë të çiftit, vajza Hazel dhe djali Phinnaeus, dhe djali i vogël Henry, po ashtu shijuan motin e nxehtë të verës. Një ditë më parë, në prag të Krishtlindjeve, Danny dhe Phinnaeus u ngjitën në plazh së bashku për të bërë sërf.

Julia dhe Danny u takuan në vitin 2000 në xhirimet e filmit të saj “The Mexican” dhe u martuan dy vjet më vonë në fermën e saj. Çifti kanë punuar së bashku në një sërë filmash që nga takimi i parë. Ndërkohë, vetëm javën e kaluar darkuesit vendas mbetën të shtangur kur George Clooney dhe gruaja Amal u panë për mëngjes me Julia Roberts në hotelin Calile të Brisbane.