Showbiz

Justin Bieber zbulon vendin ku do të bëjë tatuazh portretet e fëmijëve të tij

Këngëtari i njohur Justin Bieber na e ka treguar shpesh pasionin e tij për tatuazhet, por kohët e fundit ai ka bërë një trëndafil në qafë dhe nuk do ta lërë me kaq.

Unë mendoj se gjembat simbolizojnë momentet e vështira në jetën time. Ndërsa petalet janë thjesht demonstrim i të bukurës.” -tregon Bieber për tatuazhin e tij në anën e djathtë të qafës, të cilin e realizoi tek artisti i njohur, Dr Woo në muajin Shtator.

Përvç kësaj 26 -vjeçari zbulon se ky tatuazh ishte një kërkesë e bashkëshortes së tij Hailey Bieber. Gjithashtu, Justin përmend se ka lënë një vend bosh për të ardhmen dhe kjo hapësirë është pikërisht për fëmijët e tij. Pra, Justin mendon se në të ardhmen do të bëjë tatuazhe të tjera mbrapa qafës me portretet e fëmijëve të tij.

Kujtojmë se këngëtari kanadez muaj më parë ka lançuar projektin muzikor ‘Yummy’, që ja dedikon bashkëshortes së tij dhe marrëdhënies së tyre seksuale.