Celebrities

Justin Timberlake është gjithmonë në krye të detyrës!

Mund të themi se Justin Timberlake tashmë ndihet plotësisht i kompletuar. Nëpërmjet një postimi të bërë nga ai vetë në rrjetin social Instagram, artisti tregoi se si e përshtat dhe balancon elegancën e tij me jetën e përditshme. Fituesi i Grammy-t edhe pse tani duket pak më ndryshe, pasi është bërë babai i dy fëmijëve, Silas 6 vjeç dhe Phineas rreth 13 muaj, ai përsëri duket shumë seksi dhe mjaft në formë.

Timerlake shpesh herë ndan me ndjekësit e tij foto nga një ditë normale në rolin e një prindi dhe duket se është një baba i shkëlqyer. Së fundmi ai ka postuar disa fotografi të një darke romantike, së bashku me bashkëshorten e tij Jessica Biel, ku sigurisht nuk mungonte shampanja, ushqimi i mirë, muzika e mirëpërzgjedhur dhe koleksioni i bizhuterive. Krahas fotove ai kishte shkruar disa rreshta:

Nuk është ndonjë renditje e veçantë

 

Ajo çfarë ra në sy përpos bizhuterive të shtrenjta ishte edhe biberoni i vogël i djalit të tyre. Kjo do të thotë se ai ka qenë në krye të detyrës edhe pse ishte duke shijuar darkën romantike me gruan e tij.

Pra, po, mund të thuash që jeta e Justin duket paksa shumë normale këto ditë. Qershia në krye ishte një fotografi e çuditshme nga udhëtimi i tij i fundit në pishinë, me një shenjë parajmëruese që ndalonte këdo që kishte probleme me tretjen të notonte. Në mënyrë të veçantë, aty thuhej se “Personat që kanë aktualisht diarre ose që kanë pasur diarre brenda 14 ditëve të mëparshme nuk do të lejohen të hyjnë në ujin e pishinës.”

Edhe pse Justin duket se e shijon kohën me fëmijët e tij, nuk mund të mohojë se i mungon koha kur ishte vetëm, të paktën kur kishte pak më shumë kohë të lirë. Në fakt, kohët e fundit ai ndau një foto ku kthehej pas në kohë, kur ishte pjesë e grupit “NSYNC”, duke shkruar:

20 vjet tashmë? Çfarë kohe për të qenë gjallë