Celebrities Gossip Showbiz

“Ka disa skena goditëse…”, regjisori Erion Bubullima shprehet në tapetin e kuq të “5 herë JO”!

Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, sot është premiera e madhe e “5 herë JO”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Cineplexx TEG.

Në këto momente po zhvillohet tapeti i kuq në TEG dhe vetëm pak më parë ka arritur në tapetin e kuq regjisori i filmit Erion Bubullima, i pyetur nga Eni Shehu ai është shprehur:

Eni: Ishte e lehtë të punosh me Donaldin dhe Borën?

Erion: Le të themi  që si aktor mund të jenë shumë herë më të mirë se aktorët me eksperien, Bora shumë e disiplinuar dhe Donaldi shumë kërkues

Eni: Cila skenë do të jetë më shumë goditëse?

Erion: Ka disa skena goditëse, filmi është plot komedi dhe shumë emocional dhe mua kjo më bën përshtypje