Celebrities Gossip Showbiz

Kaia Gerber shkëlqen në eventin më të fundit të ‘DKMS’!

Modelja bukuroshe Kaia Gerber ishte një nga shumë të ftuarat më mahnitëse që ndoqën mbrëmjen gala të 30-vjetorit të ‘DKMS’ në Nju Jork të enjten në mbrëmje. Një ngjarje e mbajtur ‘Cipriani Wall Street’, modelja 20-vjeçare parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi të shkëlqyeshëm, ndërsa iu bashkuan edhe Vera Wang, Jaime King dhe modelja Coco Rocha.

Bukuroshja kishte zgjedhur që me thjeshtësinë e saj të arrinte që të fitonte vëmendjen e të gjithëve. Si një modele e cila është edhe mjaft e njohur ajo shkëlqeu ndërkohë që pozonte edhe për fotografët të cilët ishin të panumërt në kë event.

Vlen për t’u përmendur se Kaia Gerber dhe Jacob Elordi konfirmuan gjithçka me daljen e tyre të parë në mënyrë zyrtare në tapetin e kuq. Pas më shumë se një viti takimesh, ata të dy parakaluan në tapetin e tyre të parë të kuq së bashku në Akademinë e Muzeut të Fotografive në hapjen Gala, e cila u zhvillua këtë vit në Los Anxhelos.

24-vjeçari dhe bukuroshja Greber arritën që të tërhiqnin vëmendjen e të gjithëve teksa së bashku gjatë gjithë kohës shkëmbenin shikime dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin, ndërkohë që fotografët nuk ndalonin së shkrepuri fotografi.

Paraqitja e Gerber dhe Elordi në këtë event vjen pak ditë më vonë pasi ata të dy festuan ditëlindjen e 20 -të të modeles bukuroshe. Në një fotografi bardh e zi të publikuar në rrjetin e saj social Instagram, modelja e njohur dhe e dashur, zgjodhi që të postonte disa foto nga ditëlindja e saj ku e shoqëroi me shkrimin:

Filmi nga 20 vjetori im.

Të shumtë ishin të famshmit që uruan dyshen por ajo që ra më shumë në sy ishte edhe komenti i Paris Hilton e cila kishte shkruar se:

Shumë e lumtur për ju të dy!