Showbiz

Kaia Gerber shpallet modelja e vitit

Vajza e supermodeles legjendare Cindy Crawford u nderua si ‘Modelja e Vitit’, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të modës.

Kaia Gerber është modelja e vetme më e re në moshë që ka fituar këtë çmim kaq prestigjos dhe duhet theksuar se këtë vit konkurrenca ishte e madhe.

Bukuroshja 17-vjeçare konkurronte kundrejt modeleve të famshme si Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow. Ndër vite fituese në këtë kompeticion kanë dalë modele me influencë të madhe në industrinë e modelingut si Kate Moss, Lily Cole, Jourdan Dunn dhe Cara Delevingne.

Kjo është një arritje shumë e madhe për një adoleshente e cila ka nisur të sfilojë vetëm një vit më parë menjëherë pasi mbushi 16-vjeç. Debutimin e saj, Kaia e kishte në sfilatën e Calvin Klein për koleksionin pranverë/verë 2019 në Javën e Modës në New York dhe ka qenë e pandalshme që nga ai moment.