Bota

Kampe në mes të kolegjit! Përshkallëzohet protesta pro Palestinë në Universitetin e Kembrixhit!

Protestave në mbështetje të palestinezëve për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza, iu bashkuan edhe studentët e Universitetit të Kembrixhit.

Simbolika e tubimit u bënë çadrat e kampingut, që të rinjtë ngritën jashtë jashtë një kolegji.

Sikurse duket nga videot e AFP-së, ata thyen gardhin rrethues, teksa mbanin në dorë pankarta dhe përsërisnin thirrjen pro Palestinës.

Javët e fundit, në kampuset e kolegjeve në mbarë botën kanë shpërthyer protestat e studentëve pro-palestinezë dhe stafit të fakulteteve kundër luftës së Izraelit në Gaza, në të cilën janë vrarë më shumë se 34,000 njerëz .

Protestuesit kërkojnë që shkollat ​​e tyre të ndërpresin çdo lidhje financiare dhe akademike me Izraelin, duke përfshirë largimin nga kompanitë që kanë lidhje me Izraelin.

Protestat kanë shkaktuar një sërë reagimesh të ndryshme nga universitetet. Të hënën, Universiteti Columbia anuloi ceremoninë kryesore të diplomimit, ndërsa shumë universitete kanë thirrur policinë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në kampuse. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë arrestuar më shumë se 2000 studentë. Protestat janë përhapur në Kanada, Evropa e deri në Australi.