Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West i shqetësuar për të ardhmen e Kim, ja si shprehet ai për nënën e fëmijëve të tij!

Së fundmi, reperi Kanye West ka shprehur shqetësimin e tij në rrjetin social Instagram për ndikimin e Pete Davidson tek ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian. Reperi deklaroi se është me të vërtetë i shqetësuar se Davidson do ta bëjë Kim të konsumojë drogë.

Jam vërtet i shqetësuar që SKETE do ‘detyrojë’ mamanë e fëmijve të mi të konsumojë drogë. Ai është në rehabilitim çdo 2 muaj.

Davidson ka rrëfyer nëpër intervista se ka konsumuar marihuanë, por ka mohuar përdorimin e drogërave. Në një moment, përpara se të diagnostikohej me çrregullim të personalitetit, ai mendoi se sëmundja e tij mendore ishte një “problem droge”. Aktori i “King of Staten Island” ka qenë në rehabilitim disa herë për të trajtuar problemet e tij të shëndetit mendor. Së fundmi ai kërkoi trajtim në Arizona në vitin 2019 pas ndarjes së tij nga Kaia Gerber.

Siç dihet tanimë Ye nuk është duke e përjetuar aspak mirë ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij e aq më tepër nuk po e duron dot faktin që ajo ka krijuar një romancë të re me komedianin Pete Davidson. West ka hedhur akuza shpeshherë se Kim nuk po e lejon që fëmijët e tij të takojnë babain e tyre. Ylli i “KUWTK” Kim nga ana tjetër nuk i ka duruar këto akuzë të tij dhe i ka shkruar se duhet të ndalet me përhapjen e thashethemeve të pavërteta, pasi ajo gjithmonë e ka lejuar babanë e tyre t’i takojë ato.

West po vazhdon dëshpërimisht të akuzojë dhe të ulë Kim dhe partnerin e saj Pete Davidson. Disa mesazhe mes tij dhe Pete po qarkullojnë në mediat e huaja. Ishte komediani amerikan e njëkohësisht shoku i ngushtë Pete, Dave Sirus, ai që bëri publike këto mesazhe. Nga ana tjetër, “Page Six” ka konfirmuar se biseda mes tyre është e vërtetë dhe jo e sajuar.