Auto & Moto

Karikimi i makinave elektrike do të bëhet pa prizë, “çmendet” Tesla!

Teknologjia e re e çmendur që po vjen nga Tesla, karikimi i makinave elektrike do të bëhet pa prizë. Teknologjia për karikimin e makinave elektrike nga Tesla ka qenë shpesh në lajme pasi kompania synon që mbushësit e saj të Standardit të Karikimit të Amerikës së Veriut (NASC) të miratohen tek karikuesit e Sitemit të Karikimit të Kombinuar (CCS) që përdorin automjetet e tjera EV.

Por, Tesla ka bërë një investim të madh në një teknologji të re, një që do t’i lejonte shoferët të karikonin EV-të e tyre pa asnjë prizë. Tesla thuhet se ka investuar 76 milionë dollarë në teknologjinë e karikimit të automjeteve elektrike me valë. Siç u përfol më parë, kompania bleu një startup gjerman të quajtur Wiferion që fokusohet në krijimin e teknologjisë për karikimin induktiv pra me valë për makinat elektrike dhe robotë.

Ndërkaq, prodhimi i makinave në fabrikën gjermane të Tesla-s është reduktuar në më pak se 4,000 njësi në javë, sipas Business Insider, duke cituar dokumente të brendshme dhe burime anonime. Raporti thotë se prodhimi i 5,000 njësive i arritur në mars ndodhi një herë dhe se Tesla ka ulur gradualisht objektivin e prodhimit në 4,350 makina në javë gjatë muajit korrik-gusht, dhe më shumë në javët në vijim.