Showbiz

Katy Perry dhe Orlando Bloom zyrtarisht në krahët e njëri-tjetrit

Pas një periudhe të gjatë zemërimi e pajtimi Katy Perry dhe Orlando Bloom janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe kjo sipas “Ace Showbiz” është zyrtare.

Dy artistët thuhet se po shijojnë Pragën dhe vendet historike të saj ndërkohë që aktori britanik ndodhet atje me punë. Orlando momentalisht po jeton atje dhe ka marrë me qira një apartament pasi është në xhirimet e serialit “Carnival Row”.

Çifti po i shijon shumë këto momente privatësie dhe burime për portalin kanë konfirmuar se ditën e kaluar ata kanë ngrënë një drekë romantike në shoqërinë e njëri-tjetrit.