Celebrities Gossip Showbiz

Kë po ‘thumbon’ Fjolla Morina me postimet e fundit në rrjete sociale?

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.

Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen me anë të një shprehje që padyshim duket si një ‘thumbim’ në Instastory. Teksa ka postuar një ‘selfie’ të sajën, krahas këngëtarja shkruan:

Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por kohëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të rikthehej. E ashtu siç premtoi, Fjolla lansoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Nushi. ‘Suppa Duppa’ me një videoklip shumë të nxehtë në më pak se një muaj nga publikimi ka arritur të ketë afro 2 milion klikime në platformën YouTube.

Vetëm pak pas ndarjes, Fjolla ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi dhe ka nxitur menjëherë dyshimet tek fansat e saj se mund të ketë nisur një romancë të re dashurie. E dyshimet vazhdojnë shtohen, sidomos pas Instastory-ve të para disa ditëve të postuar nga këngëtarja. Bukuroshja ka treguar gishtin e saj ku vendoset unaza e martesës dhe në të të vendosur një unazë të madhe diamanti.