Celebrities Gossip Showbiz

Kejvina Kthella ka disa fjalë për Kiara Titon dhe nuk janë aspak pozitive…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pak javë më parë, për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në ‘Prime’nga Kejvina drejt Luizit, Vëllai i madh mori vendimin e skualifikimit të Kejvinës nga shtëpia e “BBV2”. Që pas daljes së saj nga shtëpia, Kejvina u distancua plotësisht nga daljet e saj publike dhe madje dhe nga rrjetet sociale.

Para pak ditësh ka postuar në rrjetin social Instagram një shkrim ku bukuroshja shpjegoi çdo të vërtetë sipas saj. Por duket se edhe pse jo më pjesë e ‘reality-show’ ajo nuk i kursen ‘thumbat’ për banorët brenda shtëpisë e në rastin konkret, për Kiarën.

Kjo nisi pasi kjo e fundit i kërkoi Luizit që ta heqë bluzen që kishte veshur, e cila është pikërisht bluzja e Kejvinës.

Kiara: “Aman ma zhduk këtë bluzën, të lutem. Ma hiq.”
Luizi: “Pse? Ma ka dhënë Kejvina.”
Kiara: “E di, por…”
Luizi: “E vesh ndonjëherë rrallë, për qejfin e saj për Zotin. Se nuk ka faj, iku për…”

Krahas këtij momenti, modelja ka shkruar:

Eh moj Kiara bukuroshe, po kur merrje gjërat e mia aty brenda të pëlqenin?

Kejvina nuk e ka lënë me kaq pasi ka ironizuar dhe sjelljen e saj si lidere kur i kërkon banorëve të respektojnë rregullat e saj lidhur me pastrimin e shtëpisë.

Është punëtore, s’kemi çfarë të themi, atë që e ka e ka…fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin.