Celebrities Gossip Showbiz

Kejvina Kthella ndryshon ‘look’? Modelja befason me pamjen e saj më të re!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pak javë më parë, për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në ‘Prime’nga Kejvina drejt Luizit, Vëllai i madh mori vendimin e skualifikimit të Kejvinës nga shtëpia e “BBV2”. Që pas daljes së saj nga shtëpia, Kejvina u distancua plotësisht nga daljet e saj publike dhe madje dhe nga rrjetet sociale.

Para pak ditësh ka postuar në rrjetin social Instagram një shkrim ku bukuroshja shpjegoi çdo të vërtetë sipas saj. E duket se tanimë, jo vetëm që i ka lënë pas kujtimet e këqija por ka nisur dhe të kujdeset për ‘look-un’ e saj duke na treguar se tanimë do  ta shohim me një pamje të re. Edhe pse ende nuk na ka zbuluar rezultatin final, modelja shfaqet me flokë të gjatë dhe jo më bjonde platin.

Edhe pse jo më pjesë e ‘reality-show’, Kejvina nuk i kursen ‘thumbat’ për banorët brenda shtëpisë e në rastin konkret, për Kiarën. Kjo nisi pasi kjo e fundit i kërkoi Luizit që ta heqë bluzen që kishte veshur, e cila është pikërisht bluzja e Kejvinës.