Showbiz

Kendall Jenner zbulon pa dashje shtatzëninë e mundshme të Hailey Bieber

Festa e mbajtur pas ceremonisë Met Gala në New York pati surpriza të shumta.

Një ndër to është edhe fakti se modelja Kendall Jenner mund të ketë zbuluar pa dashur shtatzëninë e mundshme të Hailey Bieber.

Fansat e saj vunë re se gjatë parakalimit në tapetin e kuq, Hailey prekte shpeshherë barkun e saj. Sa i përket festës, dy miket ishin duke kërcyer nën ritmet e këngës së Justin Bieber kur Kendall shihet duke prekur barkun e këngëtares duke nënkuptuar një shtatzëni të mundshme.

Justin dhe Hailey Bieber ende nuk kanë folur rreth këtyre thashethemeve ndërkohë që fansat po japin komente pa fund.