Showbiz

Këngëtarja e famshme zbulon vështirësitë e shtatzënisë së parë

Këngëtarja e famshme Kehlani është në pritje të fëmijës së saj të parë por duket se shtatzënia nuk është edhe aq e ëmbël për të.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ajo ka postuar një foto ku shfaq barkun e rrumbullakët e ku ka folur haptazi për momentet e vështira të 3 mujorit të parë.

25-vjeçarja ka theksuar se kjo shtatzëni e ka bërë të jetë pre e depresionit dhe këshillon nënat e reja që të mos ndikohen nga fotot e bukura në rrjetet sociale pasi asgjë nuk është aq e lehtë dhe për të.

Ylli i hitit “Gangsta” u shpreh se vuan nga pagjumësia dhe mungesa e oreksit dhe e vetmja gjë që duket se e qetëson janë rrezet e para të diellit në mëngjes.