Showbiz

Kehlani bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Kehlani e cila mori famë me hitin e saj “Gangsta” u bë nënë për herë të parë.

Këtë lajm kaq të bukur vetë këngëtarja 23-vjeçare e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ajo u shpreh se vajza e saj Adeya ka ardhur në jetë fundjavën që lamë pas dhe gëzon shëndet të plotë. Kehlani gjithashtu tregoi se pati një lindje natyrale në shtëpinë e saj pa asnjë medikament apo qetësues.

“Të lindësh në mënyrë natyrale në tualetin e shtëpisë tënde është një ndër gjërat për të vështira por më të fuqishme dhe të pastra që kam bërë” ,-tha ajo në postimin e saj në Instagram.