Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur zbulon për të gjithë ju sekretin e një martese të lumtur!

Këngëtarja e njohur Pink së fundmi ka folur për jetën e saj personale. E pyetur nga revista ‘People’ se kush është sekreti i martesës së saj afatgjatë me bashkëshortin Carey Hart, Pink zbuloi se pavarësisht çdo problemi ata nuk pranojnë të dorëzohen.

Për ne përgjigja është se nuk ekziston asnjë buton i opsionit të dorëheqjes. Ne nuk e njohim këtë buton. Ekziston edhe Konsultimi i Marrëdhënies për Çiftet. Ju mësoni si të flisni të njëjtën gjuhë. Na pëlqen të jemi një familje dhe ne vijmë nga dy familje që kanë përjetuar braktisje.

 

Rikujtojmë, se çifti është martuar në vitin 2006 dhe kanë dy fëmijë, vajzën Willow dhe djalin Jameson. 41-vjeçarja së fundmi ka habitur me deklaratën e saj ku shprehu se të bërit prind nuk ka qenë fare në planet e saj. 

Artistja ka folur së fundmi gjithashtu edhe për marrëdhënien e saj me divat e muzikës pop Britney Spears dhe Christina Aguliera. Ajo ka rrëfyer për ‘People’ se ndryshe nga çfarë thuhej në mediat ajo kurrë nuk ka patur armiqësi me vajzat.

Pas rrëfimit për infektimin me koronavirus tek “The Ellen Show”, Pink ka folur për “Heart Radio”, duke u shprehur se mendonte se çdo gjë kishte marrë fund dhe se së bashku me djalin e saj do të ndahej nga jeta. Për këngëtaren, duket se ka qenë një eksperiencë e tmerrshme, pasi kishte lënë dhe “amanetet” e fundit për kujdesin e familjes së saj.