Lifestyle Love & Sex

Keni fiksim dikë por është indiferent dhe ju përgjigjet “thatë”, ja si duhet të reagoni!

Ke fiksim dikë, të pëlqen shume dhe nisni e dërgoni mesazhe me njëri-tjetrin. Kjo duket fiks si një loj ping-pongu. Ti thua diçka, ata diçka tjetër dhe ndërkohë pas kësaj merr një përgjigje të ‘thatë’, ose në rastin më të keq një fjalë të vetme. Këtu, komunikimi fillon të ngecë, pasi duket sikur nuk ka asnjë përpjekje për ta bërë të vazhdojë.

Ky është pikërisht momenti që të bën të mendosh mos ndoshta personi përballë nuk dëshirën t’ju njohë, apo nëse ka diçka që s’po shkon me bisedat tuaja.

Po çfarë është tamam një mesazh i “thatë” dhe cilat janë shenjat e para të një komunikimi të tillë?

1. Sipas ekspertëve, është një fjalë e vetme që mund të jetë një: “hahah”, “ok” apo dhe një ikonë.

2. Bisedat janë të shkurtra, nuk ka pyetje pas dhe s’ka as ndërveprim në komunikim.

3. Injorojnë vazhdimisht fotot, memet apo videot që ju dërgoni.

4. Nuk të shkruajnë kurrë të parët.

5. Nuk ju kthejnë përgjigje për ditë të tëra dhe pse janë aty.

Si ta parandaloni komunikimin “e thatë”?

Fillimisht zbuloni arsyen pse ndodhi kjo. Fiksimi yt mund të mos jetë i mirë me mesazhe, ose thjesht është shumë i zënë me punë. Nëse ju intereson vërtet, analizoni mes rreshtave dhe do të merrni përgjigje pa qenë nevoja t’i pyesni në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Një tjetër formë, për të mos e lënë komunikimin të ‘vdesë’, është t’i pyesni nëse preferojnë të flisni në telefon, ‘FaceTime’ apo ballë për ballë. Komunikimi me mesazhe është paksa i ndërlikuar pasi ti nuk mund të lexosh gjuhën e tyre të trupit, nuk mund të dëgjosh tonin e zërit dhe nuk e kupton dot kur thonë diçka seriozisht apo janë duke bërë shaka. Ka gjasa që një komunikim të bëhet i ‘thatë’ për shkak të një keqkuptimi.

Kur është koha të hiqni dorë dhe të mos përpiqeni më?

Nuk e dimë nëse keni nevojë ta dëgjoni këtë, por flirtet supozohet të jenë qejf. Nëse e gjeni veten të stresuar për një bisedë dhe duke pritur me padurim një përgjigje, është koha t’i jepni drejtim.

Një njohje ka nevojë për përpjekje nga të dyja anët, prandaj mos shpenzoni kohë për dikë që nuk investon tek ju. Nëse vonesa, mesazhet me një fjalë të vetme apo injorimi bëhen të shpeshta, hiqni dorë dhe mos u dukni më tek DM e tij/saj. Humbja nuk është e juaja!