Celebrities Gossip Showbiz Sport

Kështu e ka uruar Maria Guardiola babain e saj pas fitores së Champions League nga ekipi i Manchester City!

Të shtunën më 10 qershor, Pep Guardiola dhe Manchester City shkruajtën historinë. City fitoi titullin e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e tyre nën drejtimin e trajnerit spanjoll. Pep Guardiola bëhet trajneri i parë që e fiton dy herë ‘Tripletën’ e famshme.


Ata mundën Interin me rezultatin 1-0 në finalen e Stambollit, me golin e spanjollit Rodri. Ishte një triumf që festuan tifozët e trajnerit, mes tyre edhe vajza e tij, Maria Guardiola. Ajo i kushtoi disa InstaStory babait të saj menjëherë pas ndeshjes, dhe më pas ajo postoi një edit të kohës së tij në Barcelonë dhe në Angli me mbishkrimin:

Më i madhi absolut.

Rikutojmë gjithashtu se para pak kohësh tifozët e ekipit të Manchester City po e inkurajonin yllin e tyre, Erling Haaland që të lidhej ose të martohej me Maria Guardiola. Sugjerimet erdhën pasi Maria, vajza e Pep Guardiolës, ndau një seri fotosh në Instagramin e saj dhe ngjalli reagime të shumta nga tifozët e Manchester City-t.

Maria aktualisht po jeton në Londër pasi e kaloi verën në Barcelonë. Së fundmi ajo ka nisur karrierën e saj si modele, duke promovuar një gamë rroba banje. I tillë ka qenë ndikimi i Haaland në Premier League, saqë disa media po e lidhin atë, pa asnjë arsye të dukshme, me vajzën e Pep Guardiolës, thjesht bazuar në faktin se dyshja kanë pëlqyer fotot e njëri-tjetrit.