Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Pse fansat vazhdojnë të imponojnë futbollistin Erling Haaland që t’i propozojë vajzës së Pep Guardiolës?

Tifozët e ekipit të Manchester City po e shtyjnë yllin e tyre, Erling Haaland që të lidhet ose të martohet me Maria Guardiola. Sugjerimet erdhën pasi Maria, vajza e Pep Guardiolës, ndau një seri fotosh në Instagramin e saj dhe ngjalli reagime të shumta nga tifozët e Manchester City-t. Një fans komentoi:

Martohu me Haaland.

https://twitter.com/TwinBror/status/1591718211900567552?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1591718211900567552%7Ctwgr%5Efada3db53f60f841ca2570ea1f168f5945c1bd9b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Fen%2Ffootball%2Fmanchester-city%2F2022%2F11%2F13%2F63710c74268e3e312d8b4575.html

Maria aktualisht po jeton në Londër pasi e kaloi verën në Barcelonë. Së fundmi ajo ka nisur karrierën e saj si modele, duke promovuar një gamë rroba banje. I tillë ka qenë ndikimi i Haaland në Premier League, saqë disa media po e lidhin atë, pa asnjë arsye të dukshme, me vajzën e Pep Guardiolës, thjesht bazuar në faktin se dyshja kanë pëlqyer fotot e njëri-tjetrit.

Dele Alli, ish-mesfushori i Spurs, ishte gjithashtu i lidhur me vajzën e Pep Guardiolës në të kaluarën. Alli dhe Maria Guardiola janë parë së bashku duke u puthur dhe madje duke dalë nga një restorant. Daily Mail publikoi ato fotografi, në të cilat dyshja shiheshin duke u larguar nga Mayfair në Londër.

Vajza e Pep Guardiolas, Maria, ka bashkëvepruar edhe me Gerard Pique në javët e fundit. Pasi ai pati ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou, ajo ndau disa fotografi në InstaStory të bërë për Gerard Pique pasi njoftoi largmin e tij.

Si vajza e një prej figurave më të njohura të futbollit, ka kuptim që Maria Guardiola të përfshihet në atë botë. Megjithatë, deri më tani ka pak për të sugjeruar se ajo është në lidhje me ndonjë futbollist për momentin, ose se ajo ka ndonjë plan të martohet me Haaland thjesht për të krijuar një gjeni të vogël futbolli.