Celebrities Music Showbiz

Këtë herë grupi i njohur korean “BTS” zgjedh të performojë në rrugë!

Grupi i njohur korean “BTS” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa performonin një pjesë të Beatles-on-Abbey-Road. Ata ishin të ftuar në “Late Late Show with James Corden”, ku djemtë dolën në rrugë për të performuar këngët e tyre hit “Butter”, “Permission to Dance” dhe “Dynamite”.

Në fillim grupi i përbërë nga RM, Jin, Jimin, J-Hope, Jungkook, Suga dhe V, biseduan me James dhe më pas nisën performancën e tyre.

Ne sapo luajtëm për 50,000 njerëz në SoFi Stadium, dhe tani ai do që ne të luajmë pranë një pike karburanti.

Vlen për t’u përmendur se grupi i njohur dhe më i dashur kanë sjellë dhuratën e tyre të parë dhe shumë të veçantë për këtë sezon festash. Të gjithë ne e kemi dëgjuar të paktën një herë hitin e njohur “Buttter” por tashmë kemi ndryshime dhe surpriza mjaft të bukura.

Për këtë sezon ata kanë sjellë një pamje krejt të re, festive të këngës së tyre hit “Butter”. Bëhet fjalë për një remix ku përveç hitit të tyre ata kanë bërë bashkë edhe melodinë e këngës popullore të Krishtlindjeve.

Padyshim mund të themi tani që grupi i njohur i ‘BTS’ janë artistët e vitit 2021. Në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve të ‘American Music Awards 2021’ ata ishin artistët më të vlerësuar të natës pasi morën në shtëpi jo një, jo dy por tre çmime të ‘American Music Awards’ i cili u zhvillua në Los Angeles.