Celebrities Gossip Showbiz

Kida po shijon pushimet, por në shoqërinë e kujt?

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

Sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Kida, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Epo duket se dhe tashmë bukuroshja i ka dhënë fund koncerteve për këtë verë dhe ka nisur pushimet verore. Vetëm pak më parë Kida ka postuar disa foto nga ditët e saj të relaksit e ajo çfarë vëmë re nga këto postime është se bukuroshja duket shumë e lumtur dhe mund të themi se po ia kalon shumë mirë, ama në shoqërinë e kujt këtë nuk e dimë ende.

AM & PM’ quhet dueti mes Butrint Imerit dhe Kidës, që besojmë që shumicës nga ju vendi i xhirimit i është dukur shumë i njohur. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi kënga e tyre ka kaluar 19 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit.

Një nga vendet ku janë bërë xhirimet është shtëpia ikonike e një prej serialeve më të njohura turke, “Kara Sevda”. Kida dhe Butrinti kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin bashkë me reperin Ledri Vula dhe kënga e publikuar, që titullohet “Dale” është pëlqyer shumë nga publiku verën e kaluar.