Celebrities Showbiz

Kim Kardashian nderohet me çmimin “Ikona e Modës” dhe gjejeni pak se kë falenderoi!

Mbrëmjen e djeshme ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u nderua me çmimin ‘Ikona e Modës’ në “People’s Choice Awards”. Themeluesja e “Skims” e cila kishte të veshur një kostum të zi Balenciaga shfrytëzoi rastin të falënderojë ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, për suksesin e saj në fushën e modës. Ajo u shpreh:

Sinqerisht jam shumë e përulur që jam këtu. Fillova si organizuese dollapësh dhe stiliste, kështu që fakti që po fitoj çmimin e ikonave të modës është një moment i rëndësishëm për mua. Jam e përulur çdo ditë që stilistët janë të gatshëm të punojnë me mua. Kishte një kohë kur ata nuk ishin kështu. Faleminderit Zac Posen që më çoi në çmimet e mia të para ‘CFDA’ dhe shumë stilistë të mrekullueshëm, si Ricardo Tisci dhe Olivier Rousteing që besuan vërtet në mua. Epo, ata me siguri kanë marrë një telefonatë nga Kanye. Pra, faleminderit Kanye, madje që më prezantoi vërtet me botën e modës. Unë rashë në dashuri me modën. Kjo është një ëndërr që unë mund të zgjohem dhe të vesh këto rroba të mrekullueshme dhe të provoj gjëra të reja, të rrezikoj. Jam shumë e përulur.

Rikujtojmë se, të hënën në mëngjes, ylli 41-vjeçar i “Keeping Up With the Kardashians” postoi në Instagram për të bërë njoftimin për 267 milionë ndjekësit e saj teksa pozoi në imazhet e reja për të mbështetur bashkëpunimin e suksesshëm me Fendi x SKIMS. Koleksioni i dytë do të nisë më 10 dhjetor pikërisht në kohën e blerjeve të Krishtlindjeve. Kim u vlerësua për lançimin e saj të parë të Fendi x SKIMS.

Linja raportohet se fitoi 1 milion dollarë brenda 60 sekondave nga fillimi. TMZ raportoi se veshjet e yllit të “Keeping Up with the Kardashians” arritën shtatë shifra në një kohë rekord më 9 nëntor. Ndër artikujt e shitur ishte fustani prej lëkure ngjyrë kafe që biznesmenja veshi në “WSJ Innovator Awards”, që është artikulli më i shtrenjtë që kushton 4200 dollarë.