Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Kim Kardashian së shpejti me një koleksion të ri të linjës së saj “Skims”! Bëhet fjalë për…

Së fundmi, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian shkroi në llogarinë e saj në “Twitter” një mesazh të fshehtë, duke sugjeruar se perandoria e saj e veshjeve mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë gjithashtu dhe rroba banje. Pasi një fans shkroi në “Twitter”: “SWIMBERLY,”  ylli i reality-show u përgjigj duke thënë se do të vijnë së shpejti. Në këtë mënyrë, ajo konfirmoi një plan të sajin që tashmë do të përfshijë në linjën e saj edhe bikini.

Duke nxitur më tej këtë hipotezë, llogaria zyrtare e “Skims” në Twitter, iu bashkua përgjigjeve me disa ikona zemrash. Fansat ishin të emocionuar për perspektivën e linjës së re, pasi dikush komentoi:

Nuk e di se çfarë po bëni, por e di që do të jetë e mrekullueshme.

Rikujtojmë se, Kim Kardashian njoftoi se marka e saj e intimove, “Skims” do të dizenjonte veshjet zyrtare të të brëndshmeve, pizhamet dhe rrobat sportve për ekipin e SHBA në Lojërat Olimpike të Tokios. Ngjyrat e përzgjedhura ishin me tonalitete neutrale në vend të atyre me ngjyra dinamike të kuqe, të bardha dhe blu.

Gjithashtu, Kate Moss është fytyra e re e koleksionit të linjës së të brëndshmeve “SKIMS” të sjella nga Kim Kardashian. Supermodelja është shfaqur tejet joshëse në fotot e reja të fushatës nga linja e yllit të “KUWTK”. Ikona britanike e modës, 47 vjeçe, tregoi linjat e saj perfekte me linjën më të re të koleksionit.