Showbiz

Kjo performancë e Demi Lovatos do t’ju përlotë

Demi Lovato u ngjit për hërë të parë në skenë që pas mbidozës së drogës që thuajse i mori jetën në muajin korrik të vitit 2018.

Ajo ishte një ndër performueset në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” dhe spektakli që dhuroi ishte rrënqethës.

Këngëtarja interpretoi këngën e saj më të re që flet pikërisht për këtë periudhë të errët të jetës së saj dhe që në notat e para Demi u përlot.

Emocionet që dhuroi në skenë ishin të shumta dhe kënga që quhet “Anyone” ishte shumë e ndjerë. Nëpërmjet performancës që përloti një sallë të tërë Lovato tregoi se sa vetëm është ndjerë edhe pse është e famshme dhe ka para e pushtet.

Pasi interpretimi i këngëtares mbaroi e gjithë salla në “Grammy” u ngrit në këmbë për të nderuar Demin për forcën që ka treguar 2 vitet e fundit në luftën e saj me varistë nga droga dhe alkooli e sigurisht edhe për talentin e padiskutueshëm si këngëtare.