Celebrities

“Kledi ishte i mirë me të gjithë por nuk ishte i mirë me…”/Ish-banori i “Big Brother 1”, Astriti tregon gjithçka për TAR!

Sot i ftuari në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Astriti, ish-banori i “Big Brother 1”. Ai ka folur në lidhje me eksperiencën e tij jo vetëm në edicionin ku ka qenë pjesëmarrës por edhe për edicionin e këtij viti të “Big Brother VIP”.

Por si i duket Astritit edicioni i këtij viti?

Të flasim pa dorashka, është një realizim i mirë sepse duhet të shikohen edhe Vip-at, se si janë në jetën reale sepse aty nxjerrin në pah edhe të mirat edhe të këqijat e tyre.

Si të duken Vip-at  e përzgjedhur të “Big Brother VIP”?

Shumicën e tyre e njoh edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, por për mendimin tim këta që ishin persona jopublik nxorën në pah anët e mira dhe anët e këqija sepse nuk e dinin se si ishte në të vërtetë.

Në lidhje me pjesën e zhvillimeve brenda në shtëpi Astriti është shprehur se:

Duke e parë dhe duke e përjetuar, themi se shumcia e tyre ka pasur momente jo të mira sepse aty është stres më vete.

Po a mendon se është edhe aq presion i madh?

Për ne mund të ishte presion i madh sepse nuk e dinim, nuk ishim mësuar me kamerat por për Vip-at që janë brenda mund të themi që nuk është edhe aq. Përderisa këto janë mësuar me kamerat duhet të jenë shumë të lirshëm.

Në lidhje me eksperiencën e tij në “Big Brother 1”, ka treguar se:

Dy javët e para kam qenë një person shumë i tërhequr në procesin e ngrënies sidomos, sepse nuk ishim mësuar me pjesën që t’i merrnim gjërat në dorë, ne ishim mësuar të uleshim në tavolinë.

Në lidhje me banorët që janë brenda, ish-banori ka thënë:

Çdo njeri duhet të shpalosë atë që është në realitet. Këto nxjerrin në pah ato gjëra që për mua nuk janë normale kur dalin nga vetja.

Cili është banori që ju ka pëlqyer më shmë deri tani?

Më ka pëlqyer shumë Iliri. Por është shumë i tërhequr dhe është vëzhgues, do të dalë mbi të tjerët dhe aty ai del jashtë vetes.

Si tu duk loja e Kledit?

Me aq sa kam parë unë, Kledi ishte i mirë me të gjithë por nuk ishte i mirë me vetveten, në kuptimin që aty brenda hyn për të bërë lojë pastaj duke të tërhequr duhet të fillosh të luash por jo të luash pisët duhet të jesh vetvetja duhet të paraqesësh atë që ti je.

Cila mund të ishte arsyeja që mund ta ketë penalizuar Kledin?

Një arsyse mund të ishte se ai nuk ishte i sinqertë me vajzat, konkretisht me Beatrixën dhe Arjolën.

Ndërkohë që ka vijuar duke thënë se:

Unë mendoj si banorët që janë brenda por si ato që futen duhet të paraqiten ashtu siç janë.

Çfarë i pëlqeu nga loja e Kledit?

Kledi kishte tipin që është i mirë më te gjithë.

Sipas Astritit banorët më të fortë dhe pretendentë për të fituar janë Iliri dhe Donaldi të cilët i quajti edhe ekstremët të cilët duan që të jenë mbi të tjerët.

Më i forti sot për sot është Donaldi sepse ka tërhequr më shumë rreth vetes.