Showbiz

Kledi Kadiu kurorëzon dashurinë e tij në martesë

Balerini i famshëm me origjinë shqiptare Kledi Kadiu ka lidhur kurorë me partneren e tij fanceze Charlotte Lazzari javën e kaluar.

I gjithë publiku dhe fansat e tij prisnin me padurim të shihin disa pamje të ceremonisë së dasmës së tij megjithëse këto erdhën një javë me vonesë.

Dasma e balerinit të famshëm ishte në perfeksion duke nisur nga arredimi, hijeshia e natyrës si edhe Charlotte dhe vajza e tyre Lea të cilat dukeshin si princesha.

Kledi krahas fotove ka postuar edhe një status në rrjetin social Facebook ku falenderon familjarët dhe miqtë e tij që u bënë pjesë e një ditë kaq të gëzuar në jetën e tyre.