Art & Kulturë Celebrities Showbiz

Koleksioni i parë i artit i aktorit Johnny Depp shitet brenda pak orëve!

Aktori i njohur Johnny Depp ka fituar rreth 3 milionë paundë në vetëm pak orë përmes shitjes së koleksionit të tij të parë të artit. Depp shiti 780 printime përmes 37 galerive të ‘Castle Fine Art’, brenda disa orësh nga shpallja e shitjes në Instagram. Koleksioni ‘Friends And Heroes’ përshkruan njerëz që e kanë frymëzuar atë, duke përfshirë Keith Richards dhe aktoren e Hollivudit, Elizabeth Taylor. Depp tha se:

Unë e kam përdorur gjithmonë artin për të shprehur ndjenjat e mia. Pikturat e mia rrethojnë jetën time, por unë i mbajta ato për vete dhe e kufizova veten. Askush nuk duhet ta kufizojë veten.

Aktori tha se ai përdori artin e tij, që gjithashtu përshkruante aktorin Al Pacino dhe legjendën Bob Dylan, për të reflektuar mbi ata që kanë më shumë rëndësi për të, si familja, miqtë dhe njerëzit që admiron. Të gjitha 780 pjesët u shitën brenda pak orëve.

Imazhet individuale të kornizuara u shitën për 3,950 £ dhe portofoli i plotë i katër imazheve për 14,950£. Postimi i Depp në Instagram, i titulluar vetëm “Tani në #CASTLEFINEART”, shkaktoi një nxitim të njerëzve në faqen e internetit të galerisë duke shkaktuar bllokimin e saj.

Përveç kësaj, rikujtojmë se së aktori zbuloi kryeveprat e tij të preferuara letrare në një intervistë. Edhe pse muzika është ndikimi i tij kryesor, aktori gjithashtu bazohet në një përzgjedhje eklektike të librave dhe poezive, duke filluar nga brezi i Beat-it deri tek letërsia ruse. Ai theksoi gjithashtu ndikimin e shkrimit të Jack Kerouac në ndërgjegjen e tij: