Celebrities Gossip Showbiz

Komenti i saj bëri lëmsh rrjetin, Gigi Hadid kërkon falje publikisht!

Gigi Hadid ka kërkuar falje së fundmi pasi shkaktoi ‘zhurmë’ në rrjet me komentin e saj të ëmbël në postimin e fundit të Rihanna-s, në të cilin ajo tregonte barkun e saj të rrumbullakosur në pritje të fëmijës së parë. Të mërkurën, modelja ndezi spekulime mes fansave se 33-vjeçarja e “Fenty Beauty”, mund të jetë në pritje të binjakëve pasi komentoi ‘tre engjëj’ nën njoftimin për shtatzëninë të mikeshës së saj në Instagram.

Tre ditë pasi nxiti thashethemet se këngëtarja mund të ishte duke pritur binjakë, Gigi Hadid sqaroi se i referohej Rihannas, ASAP Rocky-t dhe fëmijës së tyre të ardhshëm. Ajo shpjegoi:

Sapo e kuptova për këtë trazirë. E kisha fjalën Rih/ Rocky/ foshnjën.

Hadid ka bashkëpunuar me Rihanna-n disa herë, duke përfshirë pasarelat në sfilatën e modës “Savage X Fenty” të markës së saj të të brendshmeve në shtator të 2021. Rihanna dhe Rocky, 33 vjeç, ndanë lajmin e tyre se po prisnin një fëmijë me një set fotografish të mrekullueshme teksa këngëtarja shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur në një pallto ngjyrë rozë të hapur, gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e New Yorkut. Pas publikimit të lajmit, një person i brendshëm pranë çiftit tha për “People” se Rihanna nuk mund të ishte më e lumtur dhe është kaq e emocionuar që do të bëhet nënë.

Thashethemet për shtatzëninë e saj u përhapën në fund të muajit nëntor, kur Rihanna vendosi për pak kohë duart e saj në bark gjatë një ceremonie ku ajo u emërua “hero kombëtare” nga Barbados, i cili sapo ishte bërë republikë. Ndërkohë thuhet gjithashtu se çifti i famshëm po planifikojnë të martohen para lindjes së fëmijës së tyre të parë.